Shqiptarçe!

nga D V

Nga Kimete Berisha

1. Donika Gërvalla i dhuroi lule Rifat Jasharit.

Burri i parë i Drenicës që pranoi lule për dhuratë.

Kryesisht burrave shqiptarë s’u dhurohet kurrgjë, është e panatyrshme, por nëse s’bën pa i dhënë diçka hedije…i

jepja…një…

jo, nuk e di çka, se s’më kanë ndodhur këso rastesh.

2. Vjosa Osmani, i angazhoi zyrtaret e AKI-së t’ia kthejnë shpinat dhe prapa-nicat e tyre kamerës.

– Ato në mënyrë profesionale i kthyen ato nga populli: qëlloja kush jam!

Spiunet kishin nevojë për dietë, si të gjithë, ishin veshur me komplete, ku spikaste ngjyra e jorgovantë…!

3. Vjosa Osmani nesër takohet me shefin e NATO-s….rast i mirë për të hipur mbi tanks për një foto.

4. Lumir Abdixhiku është tërbuar, për t’u ndjerë gjallë, se motiv nuk ka.

Askush nuk i ka faj që e ka bërë LDK-në të tretën.

– Ia ka mbyllur derën Albin Kurtit, pa i trokitur në derë.

– Pra, s’ka pasur çfarë refuzon, se nuk i ka ofruar kush gjë.

– Kryetari i LDK-së që e ka shndërruar partinë në OJQ (duke i larguar të gjithë ata që i konsideronte rivalë), po flet thuajse varet prej tij, dhe i ka ardhur dita t’i mbështes të gjithë për muri.

– E pse kujton ashtu?

5. Duke lexuar komente të tërbuara të militantëve të LDK-së (dhe të disa politikaneve gra të fshehura pas adresave anonime), m’u kujtua ‘sigurimi i atdheut’..

– LDK e ka pasur njëfarë shërbimi informativ…

e pasi që kurrë s’u mor vesh se çka u bë me të, ndoshta ende është aktiv….!

6. Atmosfera është depresive.

– Sipas statistikave botërore, gjysma e shqiptarëve janë në depresion, e gjysma tjetër janë të mërzitur, e ka edhe të atillë që për qejfi i gjuhën melankolisë.

– Shqiptarët merren me ushqim të trupit, se truri sinjalizon kur barku është i zbrazur (thonë arabët), por truri nuk sinjalizon kur vet është i zbrazur.

– Nuk merret kush me mërzinë tonë.

7. Sot, në gjendje palumturie e sipër, m’u kujtua Shimpanza Lili nga Shkupi, dhe për një çast i lakmova.

– Një njohëse e depresionit, Maria Wick, e ka pas zbuluar se të gjitha kafshët në trojet shqiptare (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri), vdesin nga depresioni!

– Shimpanza Lili nga parku zoologjik i Shkupit (e cila i kuptonte 2000 fjalë anglisht), u sëmurë nga depresioni, dhe në gjendje të rëndë nervore, u dërgua të risocializohet në Holandë!

P.S. Për mua është e panatyrshme që autori dhe lexuesi të komunikojnë mes vete…

– Dhe, autorja t’i sqarohet lexuesit e t’i jap xhevap, për botëkuptimet e veta…aman…

atij lexuesit në depresion…!

– Disa lexues vijnë edhe në zyre të kërkojnë llogari apo të japin komplimente…

Disa të qortojnë në rrugë. Më së shpeshti kur kalojnë pranë meje thërtasin ‘Albini’!

– Është jonormale!

– Prandaj, mos më ço sms – nuk i lexoj, nuk i kthej, nuk i marr seriozisht.

– E-maila, mos.

Një burrë më luste dje në e-mail ‘të lutem më zhblloko’.

– Një grua më luste pardje t’ia zhbllokojë burrin.

– Sidomos tag mos ma bë, sepse unë jam ajo që e nisi muhabetin, nëse dua.

Nuk varet prej teje.

– Gjithmonë varet prej meje!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More