Shqiptari riktheu imazhin e “Bariut të Mirë”, një ndër 12 fotot më ikonike të vitit

nga L. M

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani).

Fotografia, e realizuar nga Thanassis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr.

Foto u shkrep në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan:

Shpëtimi i deleve, Patra, Greqi

“Në një sfond tymi të trashë që ngrihet nga zjarret që goditën Patrën në gusht, një burrë në një motoçikletë shihet duke shpëtuar një dele që i ngjitet për të shpëtuar jetën. Gjesti sjell në mendje përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve 2 dhe 3, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të cenueshme. Në të gjitha epokat, motivi i përsëritur – qoftë i ruajtur në afresk apo i kapur në një fotografi – përforcon natyrën e qëndrueshme mitike të heroizmit.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More