Bremen, 24 shtator – Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë u gjet javën e kaluar në një varrezë në Bremen dhe meqë në trup kishte plagë me thikë, menjëherë u kuptua se ishte viktimë e një vrasjeje.
Shumë shpejt u konstatua se 40-vjeçari Imer D, i njohur më parë për policinë, u vra pasi po përndiqte ish-partneren me të cilën ka një fëmijë, raporton Bild.
Vizitorët në varreza e gjetën trupin e tij në një pellg gjaku mes varreve dhe menjëherë thirrën policinë. Gjatë fundjavës, policia tha se Imeri vdiq nga plagët e mundshme me thikë.
Fqinjët thonë se Imeri e ka përndjekur vazhdimisht ish-partneren e tij.
Të gjithë këtu kanë pasur probleme me të, askush nuk e ka pëlqyer”, thonë fqinjët.
Dyshohet se shtetasi i vrarë i Maqedonisë së fundmi ka fjetur në varreza.
“Ai ka fjetur nën çatinë e kishës në varreza për rreth tre javë,” tha një banor i zonës, duke shtuar se kapelja është pikërisht përballë varrit të gjyshes së ish-gruas së tij.
Policia është ende në kërkim të vrasësit të Imerit. Ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion për të vrarën, apo për atë që ka ndodhur të enjten tek varrezat, të kontaktojnë me ta.
 
			        
