Shuhet zjarri në Qafën e Llogorasë, Peleshi: Piromanët, përballje të rreptë me ligjin

nga D V

Vatra e zjarrit në Qafën e Llogorasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi bëri thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare.

“Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”, theksoi ministri Peleshi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More