Si ta bëni vjehrrën t’ju dojë – truke që funksionojnë

nga D. V.

Me pak diplomaci, fjalë të ëmbla dhe gjeste të vogla, mund të fitoni simpatinë e vjehrrës dhe të sillni harmoni në familje

Marrëdhënia nuse- vjehërr shpesh perceptohet si e ndërlikuar. Për shumë gra, ky raport është një test i vërtetë durimi, tolerance dhe komunikimi. Megjithatë, nuk është gjithmonë e destinuar të jetë i vështirë: ka nuse dhe vjehrra që kanë krijuar miqësi të ngushta dhe një respekt të ndërsjellë për vite me radhë.

Nëse marrëdhënia juaj me vjehrrën nuk është aq e ngrohtë sa do të dëshironit, ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndihmojnë për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe afërsie.

1. Jepini komplimente me sinqeritet

Shumica e grave e vlerësojnë një fjalë të mirë. Një kompliment i vogël për veshjen, stilin e flokëve apo edhe për mënyrën si ajo kujdeset për familjen, mund të ndryshojë atmosferën. Kujdes: komplimentet duhen bërë me sinqeritet, vjehrra juaj do ta ndjejë nëse ato janë të sforcuara.

2. Mbështeteni në situata të ndjeshme

Kur ndodheni në mes të një debati mes partnerit dhe nënës së tij, tregohuni e matur. Mbajtja e anës së vjehrrës në ato momente tregon respekt dhe shmang tensionin. Mos harroni se marrëdhënia me partnerin është më e lehtë për t’u rregulluar, ndërsa me vjehrrën kërkon pak më shumë diplomaci, transmeton Telegrafi.

3. Shprehni kujdes me gjeste të vogla

Nuk është e nevojshme të bëni dhurata të kushtueshme. Shpesh, gjestet e vogla kanë peshë të madhe: një ëmbëlsirë e përgatitur nga duart tuaja, gatimi i një pjate që ajo e preferon, ose një gjë simbolike që tregon se keni menduar për të. Ky kujdes i thjeshtë është një mënyrë e bukur për të fituar simpatinë e saj.

4. Tregoni interes për këshillat e saj

Vjehrrat shpesh kanë përvojë të gjatë jetësore dhe e shohin veten si udhërrëfyese. Tregohuni e hapur ndaj këshillave të saj, edhe kur nuk i zbatoni gjithmonë. Pyeteni për mendim në gjëra të vogla, kjo do ta bëjë të ndihet e respektuar.

5. Gjeni pika të përbashkëta

Mund të jetë një hobi, gatimi, kujdesi për kopshtin apo thjesht shikimi i një seriali. Një temë e përbashkët krijon lidhje të natyrshme dhe hap rrugën për biseda të këndshme.

Përfundim

Marrëdhënia me vjehrrën nuk duhet parë si një “betejë”, por si një mundësi për të zgjeruar rrethin e ngushtë të familjes. Me respekt, komunikim të qetë dhe gjeste të vogla vlerësimi, edhe raportet më të tensionuara mund të shndërrohen në një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More