Si ta mbani shallin prej mëndafshi verës? Kombinohet lehtë dhe ju kthen në një divë filmash

nga D. V.

Shalli prej mëndafshi do të jetë aksesorët më i bukur i verës dhe sipas tutorialeve virale, mund ta mbani në më shumë se 5 mënyra të ndryshme

Nëse këtë verë po kërkoni një mënyrë të thjeshtë, por efektive, për t’i dhënë stilit tuaj një prekje elegante, shalli prej mëndafshi është përgjigjja për të gjitha dilemat tuaja të modës.

Në TikTok qarkullon një video-udhëzues viral që zbulon mënyra të zgjuara dhe, më e rëndësishmja, shumë të lehta, se si ta vishni këtë klasik veror.

Nga modele flokësh që të kujtojnë Sofi Loren deri tek ide kreative që e kthejnë një shall të vetëm në 5 veshje të ndryshme, ja si të përfitoni maksimumin nga ky detaj elegant, transmeton Telegrafi.

Bishti romantik me shall

Filloni duke ndarë flokët: tufat para veshëve lëreni përpara, pjesa tjetër qëndron mbrapa. Mblidhni pjesën e pasme të flokëve, lidhni rreth saj një shall të hollë mëndafshi dhe bëni një nyjë poshtë. Më pas kaloni skajet e shallit përpara, sipër supeve. Në fund, bashkoni tufat e përparme me bishtin dhe lidhini sërish me shallin. Rezultati? Një bisht romantik, si nga një film italian i viteve ’60.

Stili italian i shallit

E dini atë pamje klasike: shalli vendoset mbi kokë, lidhet poshtë mjekrës, syze dielli dhe një shikim që thotë: “Jam duke shkuar për një espresso me Marcello në Portofino“. Ky stil është një homazh i vërtetë për Sofi Loren, perfekt për ditët kur flokët nuk bashkëpunojnë, ose kur do një mbrojtje elegante nga dielli, era apo sytë kureshtarë. Provoni edhe mënyra të tjera se si mund ta përdorni shallin për flokët.

 

3 mënyra për ta lidhur shallin në kokë

▪ Klasik, mbi ballë – efekt boho për ditët buzë detit
▪ Gjysma flokë, gjysma shall – atmosferë festive, ideale për festivale verore
▪ Si lidhëse bishti të lartë – e thjeshtë dhe me stil.

Truk i vogël për t’u siguruar që shalli nuk rrëshqet: vendosni disa kapëse flokësh në formë X poshtë shallit dhe fiksoni me pak llak për flokë.

 

5 mënyra për të veshur një shall të vetëm

▪ Si bluzë – lidheni si shirit ose rrip i ngushtë
▪ Si rrip në bel – një shall i lidhur mbi pantallona, pamje menjëherë më shik
▪ Mbi xhaketë si rrip – luani me kontrastet dhe krijoni stil të veçantë
▪ Si pjesë e sipërme + varëse – lidhni në mënyrë që të duket si top dhe aksesor njëkohësisht
▪ Si trëndafil në qafë – lidheni në një nyjë dekorative anash qafës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More