Siljanovka Davkova nuk e bën publik emrin e guvernatorit të ri, thotë se tashmë e di se kush do të jetë ai

nga D. V.

Shkup, 20 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në deklaratat për mediat nuk e zbuloi emrin e kandidatit që do ta propozojë për guvernator të ardhshëm. Ajo tha se tashmë e di se kush do të jetë  propozimi për guvernatorin e ardhshëm të Bankës Popullore.

“Nuk e them emrin para gazetarëve, shpresoj se nuk zemëroheni, por mendoj se tashmë e di. Me të drejtë është krijuar debat dhe çështje, por megjithatë mendoj se është diçka që duhet të praktikohet për çdo funksion – të uleni me të gjithë që përmenden dhe të bisedoni. T’i pyesni çka mendojnë për të tjerët ose çka mendon se ai do të bëjë, ndërsa nuk është bërë…. Akoma më shumë do të doja të ketë më shumë kandidatë, por kjo nuk është gjithmonë e mundur”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duhej dje ta paraqiste propozimin në Kuvend, por Kabineti i saj informoi se ajo do të kryejë analiza shtesë dhe më pas do ta paraqesë propozimin në Kuvend.

Siç raportuan disa media, tre kandidatët më seriozë janë guvernatorja aktuale Anita Angellovska-Bezhoska, profesori në Fakultetin Ekonomik, Trajko Sllaveski dhe ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Mandati i guvernatores aktuale përfundon nesër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More