Nju-Jork, 23 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së punës në SHBA, me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork mori pjesë në pritjen e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikano-Ballkanike. Presidentja në pritjen u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
“Jam e lumtur që njerëz të suksesshëm nga Maqedonia, sipërmarrës nga SHBA-ja janë iniciatorët e kësaj ode ekonomike dhe kontribuojnë në afrimin e komuniteteve amerikane dhe ballkanike të biznesit, si dhe në bashkëpunimin e ndërsjellë të vendeve të rajonit. Besoj se në nivel rajonal mund të integrohemi më lehtë në BE. Bashkëpunoni me njëri-tjetrin dhe promovoni potencialin investues. Jemi një vend i vogël, por me një vendndodhje të shkëlqyer dhe kushte të shkëlqyera për investime, tha Siljanovska-Davkova në pritjen e Odës ekonomike Amerikano-Ballkanike.

Ajo sot në Nju-Jork do të mbajë fjalim edhe në samitin vjetor në Konkordia. Sipas programit, siç njoftoi raportuesi i MIA-s, Siljanovska-Davkova do të drejtohet edhe në Forumin botëror të liderëve në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork.
Pas fjalimeve, presidentja do të marrë pjesë në pritjen e organituar nga Misioni i përhershëm i Austrisë pranë OKB-së, në prani të presidentit austriak, kancelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, me rastin e kandidaturës së Austrisë për anëtarësim në Këshilliin e Sigurimit të OKB-së (2027-2028).
Për sonte, sipas kohës lokale, është paralajmëruar pjesëmarrje e presidentes Siljanovska-Davkova në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp.

Gjatë ditës së djeshme presidentja kishte fjalim në takimin në nivel të lartë me rastin e 30 vjetorit të Konferencës së katër botërore të grave, me temë “”Riangazhimi, sigurimi i burimeve dhe përshpejtimi i zbatimit të deklaratës së Pekinit dhe Platformës për veprim për arritjen e barazisë gjinore dhe përforcimin e të gjitha grave dhe vajzave”.
Presidentja Siljanovska-Davkova mori pjesë edhe në drekën “Women Rise for All” të organizuar nga zëvendës sekretarja e përgjithshme e KB-së, Amina Mohamed, në pritjen e shefave të delegacioneve të Evropës Juglindore, të organizuar nga Oda Ekonomike Ballkanike-Amerikane, si dhe në darkën në nivel të lartë në kuadër të Mbledhjes vjetore të Platformës së grave udhëheqëse pranë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Presidentja Siljanovska Davkova, në kuadër të vizitës ditaditëshe në SHBA, të enjten do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume të liderëve dhe takime në nivel të lartë që mbahen me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të KB-së.
Gjatë vizitës së punës në SHBA, presidentja Siljanovska Davkova do të qëndrojë edhe në Detroit.