Situatë e vështirë në Donetsk, mbi 30 luftime në ditë/ Zelensky thirrje komandantëve: Motivoni ushtarët, të veprojnë siç duhet!

nga Redaksia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përqendrimi më i madh i ushtarëve ukarinas është në vijën e frontit ku rreziku i ofensivës ruse është më i madh.

“Operacionet tona mbrojtëse vazhdojnë në rajonin e Kharkiv, pranë fshatrave Strilecha, Krasne, Morokhovets, Oliynykove, Lukiantsi, Hatyshche dhe Pletenivka. Në këto fshatra ukrainase kemi dy ditë që po kundërsulmojmë, duke mbrojtur territorin tonë”- u shpreh Zelensky.

Më tej ai shtoi se situate në rajonin e Donetskut paraqitet tepër e vështirë dhe se po zhvillohen më shumë se 30 luftime brenda njëdite.

“Situata në rajonin e Donetskut mbetet veçanërisht e tensionuar, veçanërisht në zonat Pokrovske, Semenivka dhe Netaylove. Ka më shumë se 30 luftime në ditë. Është jashtëzakonisht e vështirë,” shtoi presidenti ukrainas.

Ndër të tjera, Zelensky u kërkoi komandantëve që të sigurohen që ushtarët të jenë të motivuar siç duhet dhe të dinë sesi të veprojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More