Skema Kombëtare, Denaj: Fermeri nga Saranda përfitoi financim për naftën, uli kostot e prodhimit

nga D. V.

Fermeri Neim Besho nga fshati Pandalejmon në Livadhja Sarandë është i angazhuar në bujqësi ku kultivon perime mikse.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij ndërsa fermeri me mbështetjen e Skemës Kombëtare për masën e naftës ka më shumë lehtësi në kultivimin e 2 hektarëve tokë me perime mikse, ku përfshihen kultura si speca, patëllxhan dhe domate.

Denaj tha se fermeri Besho siguron prodhim të freskët dhe të kërkuar në treg duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë rurale dhe fuqizimin e produkteve Made in Albania.

“Si përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes për masën e naftës, ka arritur të ulë kostot e prodhimit dhe të rrisë rendimentin, duke përmirësuar efikasitetin dhe forcuar qëndrueshmërinë ekonomike të fermës”, theksoi Denaj.

Denaj u shpreh se “përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More