Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë

nga D. V.

Shkup, 7 gusht – Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski.

Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla.

Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë ditës.

“Bankat gjithnjë e më shumë fillojnë të ofrojnë pagesa falas që iniciohen përmes bankave elektronike dhe mobile dhe realizohen në sistemet e tyre interne. Po vërejmë një korrigjim në rënie të shumës së tarifave në njërën nga bankat dhe tërheqjen e parave të gatshme në sportelet e bankës si dhe për shërbime të tjera që lidhen me pagesat rreth parave të gatshme, kopjet e dokumentacionit dhe lëshimin e faturave”, ka thënë guvernatori.

Ai paralajmëroi se Banka Popullore do të ngrejë iniciativë për ndryshim në zgjidhjen ligjore për llogarinë e pagesave me funksione bazë me çka do të mundësohet përdorimi i saj më i gjerë nga qytetarët për të kryer pagesa në të gjitha bankat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More