Solidaritet dhe ngushëllime pas aksidentit ajror në Indi

nga Xh M

Solidaritet dhe ngushëllime pas aksidentit ajror në Indi
Presidenti i Kinës Xi Jinping i shprehu të premten ngushëllimet homologut indian Droupadi Murmu dhe Kryeministrit Narendra Modi për humbjet e rënda të jetëve të shkaktuara nga rrëzimi i një avioni të Air India.

Në mesazhin e tij, Xi shprehu tronditje kur mësoi se rrëzimi kishte shkaktuar viktima të shumta. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, ai përcolli ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve. Gjithashtu u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

 

Gjithashtu presidenti Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi Mbretit Charles III të Britanisë së Madhe për humbjet e rënda të jetëve të shtetasve britanikë, të shkaktuara nga rrëzimi i një avioni të “Air India”.

Në mesazhin e tij, Xi shprehu tronditje kur mësoi për rrëzimin e një avioni të “Air India”, i cili shkaktoi viktima të shumta nga Britania e Madhe.

Edhe Kryeministri Li Qiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij indian Modi dhe atij britanik Keir Starmer.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More