Sot do të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 persona

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Sot me fillim në ora 10:00 në Gjykatën e Tetovës do të vazhdojë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona, shkruan Portalb.mk.

Seancën e sotme pritet të lexohen dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë të cilat janë dhënë në gjykimin paraprak, për shkak të efikasitetit të procedurës.

Ndërsa në seancë pitet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarët nga mbrojtja e të akuzuarit Florin Besimit.

Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Megjithatë, të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale.

Në ndërkohë, Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili është në procedurë para hetimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More