Sot në Koçan pritet të zgjidhet ushtrues detyre kryetar i komunës

nga D. V.

Shkup, 14 prill –  Kryetari i këshillit komunal të Koçanit ka caktuar seancën për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës kryetar komune, duke zëvendësuar Ljupço Papazov.

Ndonëse komuna ka nënkryetar Mirçe Stojkov nga grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, vlefshmëria e nënshkrimit të tij është në dyshim. Kjo e ka ngadalësuar punën e gjithë administratës komunale, e po ashtu është e pamundur që të gjithë punëtorët në institucionet nën juridiksionin e Koçanit të paguhen me rroga, si në çerdhe dhe shkolla.

Ndryshe, pas koordinimit është arritur marrëveshje nga LSDM-ja opozitare që të përkrahet kandidati që do ta propozojë OBRM-PDUKM-ja.

Koçani ka qenë pa kryetar komune për gati një muaj pasi Papazov fillimisht dha dorëheqjen, ndërsa më pas u arrestua për tragjedinë në diskotekën “Pulse”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More