Spiropali në Tiranë me Komisioneren Kos në prag të Samitit të BE për Planin e Rritjes

nga D. V.

Në vigjilje të Samitit të Bashkimit Europian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Spiropali dhe Kos u shfaqën në rrugët e Tiranës mes qytetarëve.

Gjatë takimit miqësor që zhvilluan në kryeqytet, ministrja Spiropali vlerësoi energjinë, përkushtimin dhe qasjen mbështetëse të Komisioneres Kos ndaj reformave dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ajo theksoi se vizita e Komisioneres në Tiranë, në këtë moment të rëndësishëm politik e strategjik, është një sinjal i qartë i mbështetjes së BE-së për vendin tonë.

“Me Martën, nëpër Tiranë. Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkroi Spiropali, në një postim në rrjetet sociale.

Nesër Shqipëria do të mirëpresë në Tiranë Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet këtë të premte në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More