Spiropali pret homologen austriake: Zgjerimi i BE-së, me rëndësi për të gjitha palët

nga D. V.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vjenë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, si politikisht, ekonomikisht edhe në aspektin e sigurisë.

Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.

Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More