Stankov: Prioritet e kemi përfundimin e autopsisë dhe identifikimit, që të munden familjarët t’i marrin trupat

nga D. V.

Shkup, 18 mars – Prioritet e kemi përfundimin e autopsive dhe identifikimin e njerëzve, që të munden familjarët t’i marrin trupat, deklaroi për MIA-n, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë, lidhur me autopsitë e viktimave në zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, i cili ndodhi mëngjesin e hershëm të së dielës.

Ai nënvizoi se procedura do të përfundojë, atëherë kur do të vazhdojë autopsia dhe identifikimi i të gjitha trupave. Sepse, siç tha, identifikimi nuk kryhet vetëm me autopsi, por edhe me analiza ADN. Bëhet fjalë për dy procese paralele.

“Punojmë me tempo të planifikuar. Paralelisht kryhet edhe autopsi edhe analiza ADN. Janë grumbulluar materiale ADN për krahasim, nga familjarët e të vdekurve. Presim që shpejtë të përfundojë puna. Nuk mund të thuhet se kur, prioritet e kemi përfundimin e autopsive dhe identifikimin e njerëzve, që të munden trupat t’i marrin familjarët”, theksoi Stankov në deklaratë për MIA-n.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More