Strehë prej 500 mijë eurove në MPJ

nga Xh M

Shkup, 6 mars – Edhe në 2025 do të ndahen mjete për projektin Shkupi 2014. Në çatinë e pallatit “Boris Sarafov”, përkatësisht të MPJ-së do të ndërtohet një strehë e re çeliku për të cilën do të shpenzohen deri në gjysmë milion euro.

Në dokumentet që janë të qasshme për opinion nga tenderi thuhet se streha do të jetë rreth 1300 metra katror rreth kupolës kryesore të çatisë por do të jetë mbrojtje për përmendoret e vendosura.

“Përgatitja e projektit bazë, objekt i këtij prokurimi publik, ka për qëllim sigurimin e dokumentacionit të vlefshëm teknik për realizimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e strehës mbi nivelin e fundit – tarracën e rrafshët të objektit MPJ në rrugën “Filip Vtori Makedonski” nr. 7 Shkup me qëllim mbrojtje nga ndikimet atmosferike (shi, borë dhe breshër) me zgjidhje konstruktive dhe teknike në një pjesë më të madhe që në të vendosen panele fotovoltaike në të ardhmen”, thuhet në programin e projektit për prokurim publik.

Kontrata tashmë është lidhur me kompaninë ndërtimore “Pyramid Building Solutions”, e cila ishte ofertuesja e vetme. Tenderi është zhvilluar në procedurë të thjeshtuar dhe kontrata peshon deri në 34 milionë denarë me TVSH. Këtë kompani tashmë e njeh ministri Timço Mucunski, që nga periudha kur ai ishte kryetar i Komunës së Aerodromit.

Nëse kompania kontrollohet online, shihet se është angazhuar nga Komuna në vitin 2023, për të mirëmbajtur shërbimet higjienike dhe komunale. Vlera e kontratës ishte 335 mijë euro, por Qyteti i Shkupit paralajmëroi gjobë prej 88 mijë eurove për Komunën e Aerodromit, për shkak se kjo kompani pretendohet se mbeturinat i ka hedhur në selinë e FFM-së në Lisiçe të Re në vend të Drisllës. Mucunski, atëherë në cilësinë e tij si kryetar komune, i mohoi këto akuza.

Kompania që do të ndërtojë strehën e MPJ-së ka konkurruar shpeshherë në shpalljet e Komunës së Aerodromit. Kështu fitoi tenderin prej rreth 700 mijë eurove për rindërtimin e sheshit prapa qendrës tregtare “Kapitoll”, ndërsa në fillimin e aktiviteteve ndërtimore në shkurt të këtij viti mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More