Studentët ankohen për praninë e korrupsionit në Universitete: Ka profesorë që kërkojnë para

nga Xh M

Niveli i lartë i korrupsionit nëpër institucione përfshi ato të arsimit janë ndër shkaqet për largimin e të rinjve nga vendi. Brezat e rinj duhet të angazhohen më shumë në luftën kundër kësaj dukurie negative, u tha në tryezën “Gjenerata e ardhshme e Ballkanit Perëndimor; Udhëheqës së luftës kundër korrupsionit”.

“Njoh shokë të cilët thonë se korrupsioni është i përhapur nëpër fakultete, profesor të cilët iu kërkojnë para studentëve apo nëpër institucione kur dëshiron që më shpejt të përfundosh punë kërkojnë ryshfet”, deklaroi Ilas Ajvazi – Pjesëmarrës në eveniment SHQ.

“Korrupsionin të rinjtë e njohin si pasojë e moshës madhore dhe kjo ndikon tek të rinjtë dhe në ardhmërinë e tyre. Dhe unë mendoj se ikja e të rinjve ndodhë edhe për këtë shkak”, u shpreh Shaban Ramadani – Pjesëmarrës në eveniment SHQ.
Sipas Albert Hanit, Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, të rinjtë e njohin korrupsionin por mbetet vetëm si perceptim i cili nuk është i verifikuar deri në fund.

“Këto trajnime që i bëjmë mundohemi që të rinjtë të mësojnë aftësi që ta njohin korrupsionin dhe mënyrat me të cilat ato mund të eliminojnë këto gjëra të padobishme shoqërore”, deklaroi Albert Hani – Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta, respektivisht me dy pikë më pak se në vitin 2023 dhe rënie prej 12 pozicionesh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More