Stuhia e djeshme shkaktoi dëme të mëdha në rajonin e Strumicës

nga Redaksia

Shkup, 6 qershor – Stuhia e djeshme, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe breshër, shkaktoi dëme të mëdha në sipërfaqet bujqësore dhe në serrat në fshatrat Murtinë, Ednokuqevë dhe Bosillovë, transmeton zhurnal.

Sipas banorëve të këtyre vendbanimeve, dëmet më të mëdha janë në serrat, të cilat nga era e fortë janë rrëzuar, ndërsa një sipërfaqe më e madhe është përmbytur.

Sot është deklaruar edhe kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, i cili përmes profilit të tij në Facebook informoi se menjëherë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve në fshatin Murtinë dhe i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë pësuar dëme, që nga e hëna t’i paraqesin ato në Komunë.

Edhe kryetari i Komunës së Bosillovës, Risto Mançev, informoi se dëmet janë evidentuar në disa fshatra dhe se nga e hëna do të dihet se çfarë masa do të ndërmerren nga ana e Komunës.//Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More