Sulmet iraniane/ Izraeli dhe Jordania rihapin hapësirën ajrore

nga Xh M

Shtatë orë pas mbylljes së hapësirës ajrore, Izraeli njoftoi se ka rihapur hapësirën e tij ajrore mëngjesin e kësaj të diele, njoftoi autoriteti i aeroporteve të vendit.

Jordania po ashtu ka njoftuar se do të rihapë hapësirën e saj, të cilën e mbylli të shtunën në mbrëmje, sipas televizionit shtetëror që citoi autoritetet jordaneze të aviacionit.

Me rihapjen e hapësira ajrore mund të mendohet se kërcënimi i menjëhershëm ka marrë fund. Por ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka thënë se vendi i tij është vigjilent përballë kësaj situate.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit kanë qenë të larta për dekada me radhë, por ky është një moment i rrezikshëm, i cili mund t’i shohë dy armiqtë në konfrontim të hapur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More