Supremja s’e çon në rivotim Kllokotin

nga D. V.

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Emini kishte kërkuar që në Kllokot të urdhërohej rivotim, duke pretenduar se gjatë ditës së zgjedhjeve kishte pasur shkelje të shumta ligjore e procedurale, moszbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Supreme dhe ndërhyrje të strukturave ilegale serbe në procesin zgjedhor.Por Gjykata Supreme konstatoi se pretendimet e tij nuk ishin të mbështetura me dëshmi të qarta dhe bindëse, siç kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Prandaj, vendimi i PZAP-it për ta refuzuar ankesën u vlerësua si i drejtë dhe i ligjshëm.

Sa i përket pretendimeve për veprime të mundshme penale gjatë zgjedhjeve, Gjykata sqaroi se ato nuk hyjnë në kompetencë të PZAP-it, por të Prokurorisë kompetente, ku Emini tashmë kishte dorëzuar kallëzim penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More