Tafa: Pajisjet DPI nuk përgjojnë, ato mbrojnë fëmijët në hapësirën digjitale

nga D. V.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, në një deklaratë për mediet, sqaroi se pajisjet DPI (Deep Packet Inspection) nuk përdoren për të realizuar përgjim apo profilizim të qytetarëve, por përdoren për garantimin e një mjedisi digjital më të sigurt për fëmijët.

“Nuk ekziston asnjë mundësi shkencore apo teknologjike që përmes pajisjeve DPI të kryhet përgjim ose të krijohet profilizim i individëve gjatë komunikimeve të tyre”, theksoi Tafa.

Ai shpjegoi se çdo përdorues në internet del me një IP publike që i përket entitetit dhe jo individit, duke përjashtuar kështu mundësinë e identifikimit personal. Po ashtu, theksoi se komunikimet elektronike janë të enkriptuara, përmes çelësave dhe algoritmeve simetrike dhe asimetrike, gjë që i bën teknikisht të paarritshme ndërhyrjet apo leximin e përmbajtjes së tyre.

“Çdo interpretim ndryshe është i pabazuar në fakte shkencore. Ky është realiteti teknik që e them si drejtues i institucionit dhe si profesor me mbi 20 vite eksperiencë në këtë fushë”, u shpreh Tafa, duke shtuar se një pjesë e debatit publik shpesh krijon keqinformim dhe konfuzion te qytetarët.

Në vijim, Tafa theksoi se pajisjet DPI janë instaluar për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve nga platformat dhe përmbajtjet e rrezikshme dhe nuk përfshijnë asnjë mekanizëm që cenon privatësinë e individëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More