Tani Snapchat i siguron miqtë që je kthyer në shtëpi i/e sigurt

nga L. M

Aplikacioni Snapchat tani mund t’i njoftojë miqtë e përdoruesit nëse ai ka arritur i sigurt në shtëpi dhe kjo pa qenë nevoja që ai vetë të dërgojë ndonjë mesazh.

Snapchat ka prezantuar një funksion të ri të quajtur Home Safe, i cili dërgon njoftime kontakteve të përzgjedhura.

Për të aktivizuar këtë veçori duhet të caktoni vendndodhjen e shtëpisë tuaj duke prekur Bitmoji-n tuaj në Snap Map, pastaj “Shtëpia ime”. Pasi ta konfiguroni këtë, ajo do të jetë e dukshme vetëm për ju dhe miqtë me të cilët keni zgjedhur të ndani vendndodhjen tuaj në Snap Map.

Kur dilni dhe doni të njoftoni një mik kur të arrini në shtëpi, hapni bisedën tuaj, prekni ikonën e Hartës dhe më pas prekni butonin “Shtëpi e Sigurt”

Kjo do të aktivizojë një njoftim automatik, një herësh në bisedën tuaj në chat, duke i njoftuar mikut tuaj kur jeni kthyer në shtëpi, pa pasur nevojë të kujtoheni të dërgoni një mesazh.

Snap Map pjesë e aplikacionit ‘Snapchat‘ është njëra nga hartat më të njohura në celular me më shumë se 400 milionë njerëz që e përdorin atë çdo muaj për t’u lidhur me miqtë dhe familjen e tyre, poashtu edhe për të gjetur vende për të vizituar aty pranë.

Vitin e kaluar, u shtuan funksione të reja të ndjekjes së vendndodhjes në Family Center, që u mundëson prindërve të marrin njoftime nëse fëmija e tyre largohet nga shtëpia ose shkolla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More