Të enjten ngrihet komisioni i posaçëm anti-korrupsion në Shqipëri, gjashtë anëtarë PS dhe pesë opozita

nga D V

Komisioni i Posaçëm për luftën kundër korrupsionin në Kuvendin e Shqipërisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë do të jenë nga mazhoranca dhe 5 anëtarë nga opozita.

Bëhet me dije se në seancën e ditës së enjte pritet të kalojë për votim vetëm ngritja e komisionit të posaçëm dhe jo përbërja e tij.

Ende nuk dihet emri i ligjvënësit në radhët e socialistëve që do të drejtojë komisionin që pritet të ngrihet të enjten nga Kuvendi.

Ashtu sikurse, ende nuk dihet as qëndrimi që pritet të ketë opozita në lidhje me ngritjen e komisionit, pas abstenimit të rezolutës në parlament.

Partia Demokratike është shprehur qartë se nuk do ta mbështesë komisionin, pasi prek reformën në drejtësi.

Ndërkohë që grupi parlamenar i Rithemelimit ndodhet në një mbledhje ku pritet të dalë me një qëndrim të përbashkët për votën në seancës e të enjtes.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More