Të martën shi në të gjithë vendin, shtrëngata në veriperëndim e jugperëndim

nga D. V.

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës  me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek, me valëzim të lartë në dete, të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër11/17Re shi
Kukës9/14Re shi
Lezhë12/17Re shi
Dibër8/12Re shi
Durrës11/19Re shi
Tiranë14/19Re shi
Elbasan15/20Re shi
Berat12/20Re shi
Vlorë16/20Re shi
Korçë7/16Re shi
Gjirokastër10/19Re shi
Sarandë14/17Re shi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More