Të paktën 26 viktima dhe mijëra të zhvendosur nga tajfuni Kalmaegi në Filipine

nga D. V.

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe rreth 387 mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve dhe aksidenteve të tjera të shkaktuara nga tajfuni Kalmaegi në Filipine, njoftuan sot  autoritetet e mbrojtjes civile.

Sipas shërbimit meteorologjik, Kalmaegi ka dobësuar disi intensitetin ndërsa kalonte në qendër të vendit, por ka ruajtur forcën e tajfunit me erëra që arrinin deri në 130 kilometra në orë dhe shpërthime deri në 180 km/orë. Tajfuni goditi fillimisht provincat Southern Leyte dhe Cebu duke u shtrire më tej në brendësi të Kalmaegi.

Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të rënda, duke përfshirë rrëzimin e linjave të energjisë dhe komunikimit. Në disa zona, banorët janë ngjitur mbi çati për t’u shpëtuar ujërave që u rritën pas reshjeve të dendura gjatë natës. Në Cebu, u raportua se makinat u përplasën njëra mbi tjetrën për shkak të forcës së ujit.

Mbi 130 fluturime të brendshme janë anuluar, ndërsa afro 9 300 pasagjerë mbetën të bllokuar në porte pasi udhëtimet detare u pezulluan. Tajfuni pritet të largohet nga Filipinet brenda ditës së mërkurë ose të enjten, ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë se, edhe pse do të dobësohet, do të ketë ende forcë të madhe .

Paralajmërime janë dhënë edhe për Vietnamin dhe Tajlandën, ku Kalmaegi pritet të mbërrijë në fundjavë. Në Vietnam, reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin qendror, ndërsa në Tajlandë pritet që stuhia të sjellë reshje të forta sidomos në veri, përreth qytetit turistik të Chiang Rai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More