Të përfshirë në tendera, policia ekzekuton 24 masa sigurie me urdhër të SPAK, arrestohen disa punonjës të Universitetit Bujqësor

nga D V

Policia e Shtetit është duke kryer një operacion në Tiranë ku janë lëshuar 24 urdhër nga SPAK. Sipas burimeve, 5 prej tyre janë me masë arresti në burg, 10 arrest në shtëpi dhe 9 të tjerë me masë detyrim paraqitje.

Personat me masë arresti janë punonjës në stafin e Universitetit Bujqësor në Kamzë dhe dyshohen se janë të përfshirë në tendera të ndryshme.

Sipas burimeve, njëri prej personave të arrestuar është drejtues i një subjekti tregtar. Të njëjtat burime pohojnë për A2CNN se janë ekzekutuar të 24 masat e sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More