Në Shkup të shtunën do të organizohet turneu i mundjes “Shkupi Open 2025”. Organizatori i këtij turneu është klubi i mundjes “Shkupi”, ndërsa 200 garuesit janë nga 12 shtete të ndryshme, transmeton Portalb.mk.
“Në këtë turne prestigjioz do të marrin pjesë ekipe nga shumë vende të Evropës, me garues të rinj e të talentuar që do të sjellin spektakël, pasion dhe emocione të vërteta sportive”, deklarojnë nga “Shkupi”, duke kërkuar nga qytetarët të vijnë dhe të mbështesin garuesit
Ndeshjet e turneut do të fillojnë më 8 nëntor nga ora 11:00, ndërsa ceremonia zyrtare do të jetë prej orës 16:00.
