Tetë gardistë të sigurisë së personaliteteve të larta, trajnim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së

nga D. V.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, njoftoi sot se tetë anëtarë të Gardës së Republikës kanë kryer trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA-së.

Në njoftim thuhet se “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, në këtë trajnim morën pjesë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK.

Trajnimi taktik i nivelit të lartë u realizua nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More