Thirrje e re për subvencionim të shujtës së studentëve, është zgjeruar shtrirja e masës

nga Xh M

Shkup, 1 maj – Prej sot e deri më 5 maj të vitit 2025 është afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar të studentëve për vitin akademik 2024/2025.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shpalljen e thirrjes për subvencionin përkujton se janë bërë ndryshime të Ligjit për shujtë të subvencionuar të studentëve, sipas të cilave zgjerohet shtrirja e masës.

“Që tani e tutje, statusi i punës nuk është një kusht kufizues për studentët, kështu që e drejta do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e rregullt e studimeve universitare që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, njoftoi MASH.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet, ndërsa nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Në thirrjen e publikuar janë bërë të ditura informacione për kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës së shujtës së subvencionuar të studentëve, si dhe kontakte për mbështetje gjatë aplikimit.

“Studentët, të cilëve u është ndërprerë e drejta për shujtë të subvencionuar dhe që e konsiderojnë veten se i plotësojnë kërkesat, mund të aplikojnë përsëri. Ky afat është i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme aktive”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More