Tjetër goditje për Ter Stegen, Neuer do të luaj edhe në Kupën e Botës në vitin 2026

nga D V

Marc Adre Ter Stegen ka 12 vite që është pjesë e Gjermanisë dhe një nga portierët më të mirë në botë.

Megjithatë portieri i Barcelonës ende nuk ka luajtur në ndonjë Kampionat Evropian ose Botëror me fanellën e Kombëtares së tij.

Duket se anëtari i Barçës do të duhet të pres edhe më tej, pasi Manuel Neuer vazhdon të jetë numri një i Gjermanisë.

Manuel Neuer ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, sipas Christian Falk dhe Tobi Altschaffl të Bild.

Portieri 38-vjeçar madje synon të luajë në Kampionatin Botëror të vitit 2026 që zhvillohet në SHBA.

Neuer do të pushojë nga kombëtarja në shtator, kështu që Marc-Andre ter Stegen do të mund ta zëvendësojë atë.

Megjithatë, veterani i Bayern Munichut do t’i bashkohej skuadrës në tetor ose nëntor.

32-vjeçari Ter Stegen ka zhvilluar deri më tani 40 ndeshje me Gjermaninë, kryesisht në kualifikuese dhe ndeshje miqësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More