Toga EOD e Batalionit të Xhenios, angazhim në mbështetje të stërvitjes “Defender Europe ’25”

nga D. V.

Toga EOD e Batalionit të Xhenios është angazhuar në mbështetje të stërvitjes “Defender Europe ’25”, e zhvilluar në kuadër të taskforcës Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë në Kosovë, duke ofruar kapacitete të specializuara sipas skenarëve të stërvitjes, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Mbështetja përfshiu asgjësimin e municioneve me eksploziv në incidente të simuluara EOD dhe IED, shoqërimin e formacioneve gjatë lëvizjes së mjeteve në konfigurim “Convoy”, si dhe hapjen e shtigjeve për garantimin e lirisë së manovrës së njësive operacionale.

Gjatë fazës së operacioneve mësymëse, personeli EOD kreu me sukses neutralizimin e një pajisjeje të improvizuar shpërthyese – një pako e pajisur me fije kurthore dhe mekanizëm shkarkimi me presion.

Në përputhje me të gjitha procedurat e standardizuara (RSP), operatorët realizuan rikonicionin, sigurimin e zonës dhe çaktivizimin e mjetit shpërthyes. /j.p/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More