Tomini për ATSH-në: Covid-19 mes virozave respiratore, asnjë rast i konfirmuar me grip

nga D. V.

Me shpërndarjen e 280 mijë dozave të vaksinës antigrip, në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi i popullatës në qendrat shëndetësore.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një prononcim për ATSH-në, tha se përpos virozave sezonale, Covid-19 mbetet një nga viruset mbizotërues.

Tomini u shpreh se “nënvarianti i Omicron është më dominuesi në 90% të rasteve”.

“Nënvariantet e Omicron po sundojnë në të gjithë botën, por XFG është një nga variantet e Omicron që po sundon në 90% të rasteve”, tha Tomini.

Ajo theksoi se Covid-9 është në një fazë qarkulluese normale në këtë periudhë të vitit, kur pritet edhe rënia e temperaturave dhe ndryshimi stinor.

Në dallim nga viruset respiratore, shefja e ISHP-së, u shpreh për ATSH-në se, Covid-19 ka qenë gjithnjë prezent në vendin tonë, pa faza rritjeje apo uljeje siç mund të ndodhë me versionet e tjera të gripit apo virozat stinore.

Duke qenë në ditët e para të nisjes së fushatës së vaksinimit antigrip, Tomini konfirmoi për ATSH-në se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me grip duke theksuar faktin se kjo është një tjetër arsye pse vaksinimi duhet kryer në kohë.

Shefja e ISHP-së, bëri apel për kryerjen e vaksinës antigrip, e cila është falas dhe mund të bëhet nga e gjithë popullata, nisur nga fëmijët mbi gjashtë muaj, deri te gratë shtatzëna, grupet e riskut, personat me sëmundje bashkëshoqëruese, si edhe ata që kanë ekspozim në komunitet dhe grupe të mëdha, si Policia e Shtetit, mësuesit etj.

Tomini përsëriti thirrjen për vaksinim të popullatës, për një sezon më të mbrojtur, me sa më pak forma të rënda të sëmundjes së gripit, gjë që do të minimizonte edhe çdo rast humbje jete.

Njoftimi i qytetarëve po bëhet nga mjekët e familjes, ndërsa personeli shëndetësor është ai që vaksinohet i pari, si një formë mbrojtjeje për veten, familjarët por nuk rrezikohen as pacientët nga influenca sezonale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More