Toshkovski: Në katër raste është shkelur heshtja zgjedhore

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për media u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës,” tha ministri Toshkovski.

Ai informoi se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa të mëdha dhe në përputhje me standardet demokratike. Deri në momentin e deklaratës, vetëm një vendvotim në një fshat të vogël në komunën e Prilepit kishte pasur vonesë në fillimin e procesit, por edhe atje votimi kishte filluar më vonë pa probleme.

“Pres që dita e sotme të kalojë me zgjedhje të lira dhe fer. Deri tani nuk kemi hasur ndonjë problem serioz në procesin zgjedhor,” shtoi ai.

Ministri theksoi gjithashtu se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar katër raste të parregullsive potenciale, të cilat janë duke u shqyrtuar nga autoritetet përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More