Maqedonia e Veriut këtë muaj do të luajë dy ndeshje, njëra miqësore e tjetra ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, transmeton Portalb.mk.
Më 13 nëntor ndeshja do të luhet në Shkup, ku Maqedonia e Veriut do të luajë miqësore me Letoninë, ndërsa më 18 nëntor në Kardit do të luajë kundër Uellsit ndeshje kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.
Shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës midis Uellsit dhe Maqedonisë, që do të luhet më 18 nëntor në Cardiff, do të jetë e hapur deri më 10 nëntor. Maqedonia e Veriut ka 1 500 bileta, ashtu që një biletë do të kushtojë 2 800 denarë.
Këto janë lojtarët e ftuar nga Maqedonia e Veriut: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev, Damjan Shishkovski, Igor Aleksovski; Visar Musliu, Nikola Serafimov, Gjoko Zajkov, Bojan Dimoski, Andrej Stojçevski, Darko Velkovski, Bojan Ilievski, Stefan Ashkovski; Enis Bardhi, Jani Atanasov, Elif Elmas, Isnik Alimi, Luka Stankovski, Tihomir Kostadinov, Reshat Ramadani; Bojan Miovski, Milan Ristovski, Darko Çurlinov, Aleksandar Trajkovski, Elmin Rastoder, Kristijan Trapanovski dhe Lirim Qamili.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut gjendt në venin e dytë me 13 pikë, në vendin e parë gjendet Belgjika me 14 pikë, ndërsa e treta Uellsi me 10 pikë.
