Trajneri i përkohshëm i Man Utd mund të shkruajë histori në ndeshjen ndaj Burnleyt

nga D. V.

Në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Burnleyt, trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Darren Fletcher, ka mundësinë të bëjë histori dhe të përfshijë në lojë dy nga djemtë e tij.

Fletcher ka marrë përkohësisht stolin e gjigantëve të Old Trafford që po vuajnë dhe do të debutojë sonte në udhëtim kundër Burnley. Ai vendosi të marrë stolin e nxehtë dhe të shuajë “zjarrin” pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Por ajo që është interesante është se dy djemtë e tij, Jack dhe Tyler, luajnë për ekipet e të rinjve të Manchester United, janë talentë të mëdhenj dhe po trokasin në derën e ekipit të parë.

Jak dhe Tyler Fletcher

Në fakt, Jack, është paraqitur tashmë në tre ndeshje të Ligës Premier për United nën drejtimin e Amorim këtë sezon, ndërsa Tyler është ende në pritje të debutimit të tij.

Dhe trajneri në detyrë i United, Darren Fletcher, po i mban tifozët në ankth nëse ndonjë nga mesfushorët e tij do të luajë kundër Burnley në ‘Turf Moor’.

“Nuk do t’ju zbuloj asgjë. Ata janë pjesë e grupit dhe u stërvitën të hënën, për këtë u ra dakord edhe para se të shkoja unë atje. Ata kanë qenë në ekip kohët e fundit”, ka thënë Fletcher.

Vëllezërit Fletcher janë dy talentë të mëdhenj në akademinë e Unitedit dhe me siguri do të duan të tregojnë veten në dritën më të mirë në ndeshjen e sotme, veçanërisht nëse babai i tyre i sjell ata në lojë.

Kjo do të bënte histori sepse në futbollin elitar botëror, një baba dinte si të përdorte njërin nga djemtë e tij në një ndeshje, por asnjëherë nuk ka ndodhur t’i përdor dy djem në fushë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More