Tre të lënduar në një aksident zinxhiror mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smilkovës

nga D V

Shkup, 23 janar – Tre persona janë lënduar në një aksident zinxhiror që ka ndodhur mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smilkovës, në të cilin janë përfshirë tre automobila, një kamion dhe një autobus, kumtoi MPB-ja.

“Me datë 22.01.2025 rreth orës 20:20 në SPB Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në qarkoren e Shkupit, kryqëzimin e Butelit në afërsi të liqenit të Smilkovës në drejtim të Haraçinës, në të cilin janë përfshirë tre automobila, një automjet për transportim të mallrave dhe një autobus i parkuar. Në aksident janë lënduar tre pjesëmarrës të cilët janë transportuar në klinikat e Shkupit”, theksojnë nga MPB.

Më shumë detaje për aksidentin MPB-ja paralajmëroi gjatë ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More