Shkup, 17 korrik – Gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur gjithsej 21 zjarre, nga të cilat tre janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa 17 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarre aktive ka pranë fshatrave të Velesit, Xhidimirc, Krushje, Ivankovc, midis fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Krapë në Komunën e Makedonski Brodit dhe pranë fshatit Niviçinë në Komunën e Vasilevës.
Nën kontroll është zjarri pranë fshatit Nikoliç në Komunën e Dojranit.