Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Dogana e Përgjithshme e Kinës, në 8-mujorin e parë të këtij viti, tregtia e jashtme u rrit 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se në 8-mujorin e parë, import-eksporti i Kinës me partnerët kryesorë tregtarë si ASEAN, BE, Afrika etj. pati rritje. Import-eksporti në vendet e ndërtimit të përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” u rrit 5.4%. Përqindja e këtij import-eksporti në tregtinë e jashtme kineze u ngrit në 51.7%.
Eksportet e produkteve mekanike dhe elektronike zunë 60% të eksportit të përgjithshëm në 8-mujorin e parë. Automjetet elektrike, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike janë bërë produktet kryesore të eksportit kinez. Krahas këtyre, eksporti i pajisjeve shtëpiake inteligjente, robotëve industrialë dhe anijeve u rrit me shpejtësi.