Trendafilov: Sindikatat më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit

nga D. V.

Shkup, 28 mars – Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov njofton se kanë marrë vendim që më 2 prill të dalin në rrugët e Shkupit. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën.

Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve të LSM-së as për nivelin e pagave në sektorin publik.

“Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët e emëruar politikisht që marrin rroga nga pagesa e taksave tona.

Ne i paguajmë që të luftojnë ashpër me kërcënime dhe shantazhe, shkarkime dhe shkurtime të pagave të aktivistëve tanë, për të krijuar një sindikatë tjetër përfaqësuese në dëm të punëtorëve”, tha kryetari i LSM-së në një konferencë për media dhe apeloi për mbështetje të LSM-së nga punëtorët.

Paga minimale për vitin 2025 do të rritet për 2.685 denarë bruto, ose për 1.812 denarë neto, njofton Qeveria. Paraprakisht sindikatat dolën me propozim për përcaktimin e pagës minimale në përputhje me ligjin, por edhe marrjen e vendimit me të cilin do të rritet paga minimale për 6.000 denarë shtesë. Kjo do të sjellë rritje edhe të pagave të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More