Tri arsye pse nuk duhet të besojmë në dashuri në shikim të parë

nga D V

Romeo dhe Zhulieta kishin rënë në dashuri në momentin që e kishin parë njëri-tjetrin.

Edhe filmi më i popullarizuar në botë, ‘Titanic’, e ka treguar magjinë e dashurisë në shikim të parë kur Jack e kishte parë Rose.

Por, e vërteta është se dashuria në shikim të parën ë është diçka e jashtëzakonshme.

Kjo dashuri mund të shpjegohet nga shkenca dhe besimi në të mund të ketë ndikim negativ social.

Ekspertët kanë treguar realitetin e dashurisë së menjëhershme dhe përse nuk duhet të besojmë në të.

Hormonet luhaten dhe na zgjojnë instinktin e pjellorisë

Kur joshemi nga dikush, hormonet tona, siç është testosteroni dhe estrogjeni, fillojnë të punojnë për të na nxitur intimitetin.

Parimisht, kjo është mënyra e natyrës se si sigurohet që raca njerëzore nuk zhduket.

Pra, dashuria e menjëhershme është vetëm instinkt bazik për ta rritur popullsinë.

Truri e liron një kimikal që na shton dëshirën më shumë

Pasi të shpenzojmë kohë intime me partnerin, truri liron një kimikal të quajtur dopaminë.

Ky është kimikal i fuqishëm që na bën të mendojmë se eksperienca ka qenë e mahnitshme dhe na nxitë që të duam më shumë.

Dashuria nuk është vetëm pamje fizike

“Dashuria në shikim të parë” nënkupton 100% të asaj se çfarë sheh syri.

Por, e vërteta është se dashuria duhet të jetë shumë më shumë sesa vetëm ajo çfarë shohim.

Gjuha e trupit, aroma, zëri, sjellja, etj. gjithçka duhet të merren në konsideratë për dashuri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More