Tri modele xhinsesh që femrat mbi 50 vjeçe duhet të shmangin

nga D. V.

Theksojnë të gjitha të metat dhe ju bëjnë të dukeni pa stil

Pothuajse nuk ka veshje që nuk e ka kaluar testin e përshtatjes, duke i përfshirë xhinset.

Shumica e rregullave të modës janë kryesisht të lidhura me moshën dhe gratë mbi 50 vjeçe shpesh u nënshtrohen rregullave të ndryshme. Megjithatë, thelbi është në stilin e mirë dhe kombinimin e zgjuar të disa pjesëve të modës.

Për sa u përket xhinseve, ekziston një besim se tri modele, femrat mbi 50 vjeçe duhet të shmangin në një hark të gjerë. Pra, le të shohim përse duhet t’i shmangim, transmeton Telegrafi.

1. Xhinse të ngushta dhe të cekëta

Modelet e ngushta që përshtaten plotësisht me trupin dhe theksojnë figurën konsiderohen të papërshtatshme. Gjithashtu, nëse xhinset janë shumë të cekëta, ato mund të zbulojnë disa defekte siç është p.sh. dhjami në bark.

2. Modele që janë shumë të gjera

Nga ana tjetër, modelet shumë të gjera nuk janë gjithashtu të dëshirueshme, sepse janë shumë rinore dhe femrat serioze kanë nevojë për prerje më serioze.

3. Xhinse të grisura

E njëjta gjë vlen edhe për modelet me detaje të grisura, të cilat i vendosin në kategorinë e xhinseve rinore. Në vend të xhinseve që nxjerrin në pah të metat, bli ato që do të nxjerrin në pah më të mirën tënde.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More