Shkup, 25 shkurt – Në organizim të Progres Institutit për demokraci sociale, sot në Shkup do të mbahet tribunë publike e titulluar “Arsimi i mesëm-gjimnaz – Sfida dhe perspektiva”.
Në tribunë, siç kumtuan organizuesit, do të analizohet koncepti i ri i propozuar për arsimin e mesëm-gjimnaz, do të hapen çështje kyçe për cilësinë e arsimit në vend, ndërsa do të ofrohen edhe propozime për avancim të konceptit ekzistues, në bazë të shembujve të suksesshëm.
Panelistë të tribunës do të jenë prof.dr. Zoran Matevski nga Instituti për sociologji pranë Fakultetit filozofik -Shkup, profesori i gjimnazit dhe doktor i shkencave folozofike, Trajçe Serafimovski dhe profesoresha e diplomuar në filozofi dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë, Daniella Nikollova.
Tribuna, siç thonë nga Progres Instituti për demokraci sociale, do të sigurojë debat të ekspertëve pa politizim, me qëllim që në mënyrë kritike të analizohet reforma e propozuar dhe të jepen zgjidhje alternative.