Trileqe me glazurë karameleje

nga D. V.

Një ëmbëlsirë e butë dhe e lëngshme që do t’i kënaqë të gjithë dhe shkon shumë me kafenë e bërë në shtëpi

Përbërësit:


  • 6 vezë
  • 200 gr sheqer
  • 2 qeska sheqer vaniljeje
  • 200 gr griz
  • 200 gr miell T-400 të butë
  • 1 qeskë pluhur për ëmbëlsira

Përgatitja:

Rrihni fillimisht të bardhën e vezëve, më pas shtoni sheqerin. Te bardhat e rrahura shtoni në të verdhat e vezëve dhe i rrihni edhe ato. Shtoni sheqerin e vaniljes, grizin dhe i trazoni me tel. Më pas shtoni miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira dhe rrihni edhe ato.

Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për afro 20 deri në 25 minuta.

Glazura:

  • 1 litër ajkë e ëmbël,
  • 1 litër qumësht,
  • 400 ml qumësht të kondensuar.

Përziejini këta tre qumësht dhe hidhini sipër ëmbëlsirës. Kur trileqja të ketë thithur të gjithë qumështin, përgatisni glazurën me 300 gr bonbone karamele qumështi, 50 deri në 60 ml krem të ëmbël ose 100 ml qumësht të thjeshtë. Sipër mund të shtoni 100 ml ajkë të ëmbël të trazuar.

Shijojeni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More