Trump përmbys politikat e Biden, rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

nga D V

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19 gjatë pandemisë.

Bëhet e ditur se Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë ndërsa po fluturonte nga Miami në Uashington.

Një nga urdhrat ekzekutivë titullohej eliminimi i “radikalizmit gjinor në ushtri” dhe ka për qëllim për të rishikuar shërbimin e trupave transgjinore në ushtri, deri në ndalimin e tyre, shkruan the Guardian.

Por, urdhri tjetër për ushtrinë ka për synim kthimin e trupave të shkarkuar për refuzimin e vaksinave COVID-19.

Raportohet se mijëra pjesëtarë të shërbimit u hoqën nga ushtria pasi Pentagoni e bëri të detyrueshme vaksinën në 2021.

Ndryshe, këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për të rivendosur disa nga politikat dhe vendimet e tij të mëparshme, duke përfshirë qëndrimin kundër politikave të administratës Biden që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen në ushtri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More