Trump, triumfues i paqes nëpërmjet forcës!

nga Redaksia

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ 

Krahas të tjera arritje, nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes, nga media u demonstrua edhe si triumfi i Presidentit Trump, ose si KingMaker i: “Paqes nëpërmjet forcës, pasi jo vetëm imponoi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe fundin e luftës përgjakshme/3000-vjeçare në Rripin e Gazës”!

Në vijim (për këdo i/e interesuar) gjeni përmbledhje rreth ambientit/kërcënimeve të sigurisë, peshës gjeopolitike si dhe mesazheve shpresëdhënëse që mbart kjo ngjarje jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën, Ballkanin Perëndimor, si dhe për interesat mbarëkombëtare (RSH/Kosovës):

Pikësëpari, për këdo që qesëndis përkushtimin e Presidentit Trump, sjell në kujtesë se koncepti “Paqe nëpërmjet forcës”, është po aq i vjetër sa vetë historia. Kështu përmendim Perandorin romak Hadrian, 117–138 AC: “kushdo që do paqe, të përgatitet për luftë”’. Presidentin e I, G.Washington në mesazhin vjetor (1794): “Nëse duam paqe, duhet të jemi të gatshëm për luftë” si dhe përpjekjet për të shmangur Luftën e 2 Botërore, deri te meraku, apo oponenca e mençur e historianit Andrew Bacevich: “Paqe nëpërmjet forcës mund të shndërrohet si paqe nëpërmjet luftës” etj..

Shkurt, ky koncept nuk është shpikje, ndërsa Donald Trump është padyshim i pari President në historinë e njerëzimit, që nëpërmjet përdorimit të fuqisë (shkatërrimtare) të forcës ushtarake që demonstroi ndaj armëve bërthamore të Iranit etj., arriti nënshkrimin e marrëveshjes se paqes si dhe duke e imponuar Hamasin të çarmatoset vullnetarisht, ose do të detyrohet nga forcat e SHBA-së dhe aleatëve”. Ndërsa, ndoshta duke mos përmbajtur ngazëllimin për këtë arritje historike, kreu i Shtëpisë së Bardhë, nënvizoi: “U deshën 3,000 vite, por më në fund lutjet e miliona njerëzve morën përgjigje”. Ndërsa falënderoi liderët nënshkrues, fuqinë ushtarake USA e konsideroi si “anije kozmike”! Po ashtu, ndoshta për t’i dhënë madhështi sipërore kësaj arritjeje (paqe nëpërmjet forcës), Shtëpia e Bardhe kishte përzgjedhur Sharm el-Sheikh, qytetin e mirënjohur për disa marrëveshje paqe, psh. “në 1996, ish-Presidenti Clinton bashkëkryesoi Samitin e Paqebërësve dhe në 1999 mes Kryeministrit izraelit Ehud Barak dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez, Yaser Arafat si dhe në 2005, nën kujdesin e Presidentit Bush, Samiti midis kryeministrit izraelit Sharon dhe Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas etj.”.

Rëndësia historike si dhe pesha geopolitike që mbart kjo marrëveshje mund të lexohet edhe nga ambienti/kërcënimet e sigurisë (perceptuar gjerësisht si prag i luftës së 3-botërore) si dhe nënshkruesve të këtij “angazhimi gjithëpërfshirës”. Kështu, përveç Presidentit Trump dhe mikpritësit/Egjiptit, ishin të pranishëm Presidenti (Autoritetit) Palestinez, Britanisë, Gjermanisë, Turqisë, Francës, Greqisë, Hungarisë, Mbreti i Bahreinit si dhe shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ndoshta si mesazh që “futbolli mbetet ndër armët diplomatike të paqes”. Kjo arritje u përshëndet nga Kina, India, Pakistani dhe mbarë globi, përfshi “mbështetjen e sforcuar të Rusisë-Putiniste”, e cila për shkak të luftës neonaziste në Ukrainë, si edhe në rastin e goditjes së bazave nukleare të Iranit, u përjashtua brutalisht edhe nga ky rast/marrëveshje!

Për t’i dhënë vlerë shtesë kësaj marrëveshjeje, u zhvillua me urgjencë takimi Ministrave të Mbrojtjes së 32 vendeve të NATOs, ku u konfirmua 5% shpenzimeve ushtarake me fokus aftësitë/murin mbrojtës nga dronët rusë, mbështetja deri në fitoren e Ukrainës (2 miliardë euro) etj.. Ndërsa Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, për kërcënimet e Lavrovit ndaj lejes për raketat “Tomahawk”, e paralajmëroi Kremlinin që të ndalë provokimet, ose: “do të ndëshkohet siç vetëm USA di dhe ka aftësi ta bëjë (psh., sulmin ndaj Iranit)”!

Ndërsa përtej “gajasjes pa kripë për luftërat e fituara nga Trump”, po citoj pjesë nga sarkazma e mençur e publicistit (mikut tim), Ben Blushi, i cili në statusin dedikuar kësaj marrëveshjeje, e përshkroi presidentin Trump: “një njëri (Mesia) që zbret nga avioni vetëm kur garantohet se ata që e presin do t’i ulen në gjunjë, si guvernatorët Romakë 2000 vjet më parë. Nga aty shkoi në Egjipt dhe i trajtoi liderët evropianë dhe myslimanë si piromanë të vegjël. Para se të ikte, u mblodhi shkrepëset dhe i futi në xhepin e fitoreve të tij”!

Së dyti, në leximin strategjik paqja/marrëveshja, ishte produkt i mbas-sulmit “më të suksesshëm të historisë së njerëzimit, që fuqia shkatërrimtare e SHBA (6 avionë B-2 me kosto 2 bilion dollarë; 37 orë fluturim; 12 bomba GBU-57 (14 tonë secila); 10-ra raketa “Tomahawk” dhe mbi 125 avionë F-35) realizuan ndaj bazave bërthamore të Ajatallah-ut të Iranit, i cili (si terroristët), gjatë 36 viteve kërcënonte jo vetëm Izraelin, por mbarë njerëzimin: “Me shfarosje nga faqja e dheut të kombeve, kulturave dhe shteteve sovrane”!

Asnjë shtet tjetër në botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka (dhe nuk ka për të pasur në 75 vitet që vijnë) fuqi ushtarake për të realizuar një operacion të ngjashëm ose të përafërt! Kështu, ky sulm mbetet edhe mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj diktatorëve gjakatarë, si dhe të shkalluarve nga fuqia e të gjithëPushtetit (Putinit, Kim Jong etj.), që nëse guxojnë të sulmojnë integritetin e 32 vendeve anëtare. Fatkeqësisht për shkak të agresionit neo-naziste të Rusisë 44 muaj më parë: “Jo vetëm për pushtimin e Ukrainës-Martire por edhe ndaj rendit global, vlerave demokratike si dhe fuqisë ushtarake të Aleancës”; përshkallëzimit të përballjes me ekstremistët në Lindjen e Mesme; rikthimit të frikshëm te gara e armatimeve etj., por kërcënojnë më shumë se kurrë më parë njerëzimin. Kështu, kjo marrëveshje do të mbetet historike edhe për mesazhet optimiste të Presidentit Trump: “Nuk do të ketë Luftë të 3-Botërore”!

Presidenti Trump mori duartrokitje, edhe për fjalimin shpresëdhënës në Knesset/Izrael kur konfirmoi se: “Nuk është vetëm fundi i luftës në Gaza, është fundi i epokës së terrorit. Tani do të përqendrohemi te Rusia dhe do ta zgjidhim edhe këtë”. Ndërsa “Ju jeni i vetmi lider i aftë për të arritur paqen në rajon”, – tha presidenti Egjiptit al-Sisi, duke i kërkuar Trump mbështetje për konferencën e rindërtimit të Gazës, që Egjipti dëshiron ta organizojë me Gjermaninë etj..

Pra, arritja e kësaj marrëveshjeje konfirmoi se: “Vetëm falë (super) fuqisë ushtarake të pakonkurrueshme të SHBA si dhe lidershipit të fortë të Trump, bota nuk do të rrokulliset në fatalitetin e Luftës së 3 Botërore”. Pra, jo lufta por: “Paqja, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, ndaj shteteve dhe organizatave terroriste”!.

Në shtesë: edhe “4 këshilla strategjike”, ose çfarë mund të bëjnë vendet e vogla si RSH/ Kosova, në rendin e ri global si dhe projektin e “paqes nëpërmjet forcës”:

1) Ndërsa asnjë vend nuk i mbijeton dot një lufte globale dhe as e mbron dot paqen i vetëm, Kosova dhe RSH kurrsesi nuk duhet as ta mendojnë/më rikthimin te “paranojat enveriste mbi sovranitetin apo mëvetësinë e mbrojtjes”. Prandaj, mbrojtjen e sovranitetit si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, RSH dhe Kosova, mund t’i realizojmë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare si dhe duke forcuar bashkëpunimin strategjik me SHBA.

2) Duke duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSH në fushën e mbrojtjes”, do t’i këshilloja aktorët dhe faktorët Shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë: “Të përulen/mi në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore”, për t’i dhënë jetë Platformës: “2-Shtete sovrane, 1- Komb i Vetëm”, duke e konfirmuar në Uashington, Bruksel etj., që “edhe pse e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend (përfshi Serbinë), por do të kontribuojë si një balancë racionale për paqen afatgjatë si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

3) Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen deri në 5% (rreth 1.3 miliardë euro) deri më 2030 mbetet domosdoshmëri kritike për të transformuar Sistemin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në përputhje me Konceptin e Ri të Mbrojtjes Kolektive, duke modernizuar aftësitë luftarake të FA për përmbushjen e misionit kushtetues: “Mbrojtjen e integritetit (neni 5); zhvillimin e interesave kombëtare, promovimin e vlerave euroatlantike si dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO”!

4) Përtej demokracisë fasadë, dalldisjes nga fuqia e mbi-Pushteteve dhe Presidentit të vetëdegraduar, për suksesin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes mbeten mision historik rikthimi i: “pluralizmit (real) politik dhe balancave demokratike të pushteteve, përgjegjshmërisë dhe përulësisë ndaj interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA/NATO/BE”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More