Turizmi në Hong Kong merr rritje të vrullëshme gjatë festave

nga Xh M

Java e Artë e festës për Ditën Kombëtare çoi në rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, duke nxitur sektorët lokalë të shitjes me pakicë, ushqimit dhe mikpritjes, si dhe duke sjellë përfitim edhe të biznesit bankar, shkruan “China Daily”.

Departamenti i Emigracionit i Hong Kongut bëri të ditur se më shumë se 232.000 vizitorë nga pjesa kontinentale vërshuan në qytet më 1 tetor, një rritje prej 5 për qind.

Annie Yau Tse On-yee, kryetare e Shoqatës së Menaxhimit të Shitjeve me Pakicë në Hong Kong, tha se tregu i shitjeve me pakicë në Hong Kong, i nxitur nga turistët, është stabilizuar.

“Tridhjetë për qind e shitësve me pakicë të anketuar në Hong Kong thanë se performanca e tyre e biznesit më 1 tetor është përmirësuar, gjë që është nxitur nga fluksi i turistëve. Ndër segmentet e ndryshme të shitjes me pakicë, sektori i bizhuterive, kozmetikës dhe produkteve të kujdesit personal ka regjistruar rritje pozitive”,- tha ajo.

“Përpjekja e qeverisë për të nisur mega-eventet ka nxitur një rritje të ndjeshme të fluksit të trafikut të njerëzve, megjithëse kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në rritje të shitjeve. Shpresojmë që qeveria të mund të vazhdojë të tërheqë më shumë turistë që vizitojnë Hong Kongun dhe të eksplorojë mënyra për të tërhequr më shumë turistë nga ASEAN-i (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore) dhe vendet e Lindjes së Mesme”,- tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More