U.d. ambasadore e SHBA-së për vizitë në Prokurorinë e përgjithshmne Shtip

nga D. V.

Shkup, 26 shtator – Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Nikol Varnes e ka vizituar Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, ku u takua me prokurorin e lartë publik Risto Bojaxhiski, si dhe me drejtuesit e prokurorive themelore publike me juridiksion të zgjeruar në këtë fushë të apelit.

Siç njoftoi Prokuroria Publike Shtetërore, gjatë vizitës, ajo u informua për gjendjet dhe kushtet e përgjithshme në të cilat funksionojnë prokuroritë në këtë rajon, për mungesën e burimeve njerëzore dhe materiale, “si dhe rezultatet e arritura, veçanërisht në rastet që lidhen me luftën kundër korrupsionit, trafikimit të drogës dhe armëve”.

“Vizita riafirmoi bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e drejtësisë penale”, njoftoi PTHPRMV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More