U denoncua nga familjarët si i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet gjatë natës në banesë

nga D. V.

Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.

“Nuk kam asnjë pretendim”, tha ai për uniformat blu, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të

AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.

Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.

Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More